Braho: Prifti e Doshi, komplot Metës
  • 9 years ago
Një burim i tha Top Channel se deputeti i LSI-së në letër akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.

Sipas Brahos, disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës. Takimi sipas tij është kryer në një nga baret e një hoteli luksoz në Tiranë dhe bashkëshortja e Ismailaj u kërcënua nga deputeti Doshi.

Burimi duke cituar pasazhe të kësaj letre thotë se Spartak Braho pretendon se dyshja Prifti-Doshi e kanë realizuar këtë presion duke përdorur emrat e liderit të opozitës Basha dhe të ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe kryeministrit Rama.

I njëjti burim thote se, në letër kreu i komisionit të sigurisë Braho, nuk jep të dhëna të plota për provat që disponon për këtë implikim të Dritan Priftit dhe Tom Doshit në një destabilizim të mundshëm të vëndit.

Por zoti Braho kërkon me urgjencë marrjen e masave për sigurimin e mbrojtjes së familjes së Ismailajt dhe hetimin e kërcënuesve. Në letrën e marrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar menjehëre organin e tij kompetent të ndjekë procedurën për dhënie mbrojtje të familjes Ismailaj. Letra e zotit Braho është dërguar nga policia për dijeni Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pritet që prokuroria pasi të shqyrtojë të dhënat e dërguara të vendosë për t?i dhënë mbrojtjen familjes Ismailaj.

Nderkaq, të kontaktuar nga Top Channel, kanë reaguar dy personazhet e përmendur në letër, Dritan Prifti dhe Tom Doshi.
Recommended