Avokati: Ismailaj pasuri të ligjshme Gjykata shqyrton kërkesën e Akuzës

  • 9 years ago
TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda javën e ardhshme do të nisë procesin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë e cila kërkon konfiskimin e pasurisë së Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve ndaj CEZ.

Në seancën e parë që u mbajt sot, Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të Ismailajt për të shpallur jo kompetente kërkesën e Prokurorisë. Ai tha se pasuria e Ismailajt është e ligjshme dhe këtë do ta vërtetojë në gjyq.

"Kastriot Ismailaj i ka paratë nga veprimtari të ligjshme, do të vërtetojmë burimin, nuk ka lidhje me pastrim parash. Kërkesa e prokurorisë të hidhet poshtë. Pasurinë Ismailaj nuk e ka bërë në vitet 2010-2014 siç pretendon prokuroria, por i ka bërë nga vitit 2005 me punë të ligjshme?, u shpreh avokati Vladimir Mece.
Vetë Kastriot Ismailaj nuk ishte i pranishëm në seancë.

Javën e ardhshme kur pritet të nisë shqyrtimi gjyqësor i kërkesës së Prokurorisë, avokati do të paraqesë burimin e ë ardhurave të Kastriot Ismailajt. Ai akuzohet për mashtrim në shuma të mëdha dhe pastrim parash në bashkëpunim.

Recommended