Nuk i uruan Fiter Bajramin, myftiu i Shkodrës nuk pret përfaqësuesit e PS

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk e uruan për Fiter Bajramin, nuk i pret për festën e Kurban Bajramit. Incidenti është shënuar në Myftininë e Shkodrës, ku myftiu Sytari, ka pritur përfaqësues të PD dhe LSI, por kur erdhën socialistët është larguar.
As festa e Kurban Bajramit duket se nuk ka mjaftuar për t?i kaluar qejfmbetjet myftiu ttë Shkodres imam Muhamed Sytari.
Ndonëse në këtë ditë përcillet mesazhi i paqes, harmonisë dhe tolerancës, ai vendosi të mos presë personalisht në vizita drejtuesit e Partisë Socialiste të Shkodrës dhe deputetin Namik Kopliku.
?Ora News? disponon pamjet e momentit kur myftiu përshendet imamët, shkrep një fotografi me ta dhe më pas largohet nga xhamia e Parrucës ku po kryheshin pritjet e vizitave.
Pas këtij momenti, saktësisht rreth orës 10:00 brenda në xhami hyn i pari deputeti Kopliku, më pas kryetari i PS Shkodër Andi Halluni dhe të zgjedhur vendorë të kësaj force politike që u priten nga teologu Arben Halluni, përfaqësues i myftinisë.
Më herët vetë myftiu i Shkodrës Sytari priti krerët e komuniteteve fetare, drejtuesit vendorë, deputetët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ky incident i shënuar nga të majtit, mendohet të ketë ardhur për shkak se këta të fundit nuk uruan myftiun e Shkodrës dhe nuk bënë vizita për ?Fiter Bajramin? pak muaj më parë.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kurban-bajrami-perfaqesuesit-e-ps-nuk-priten-nga-myftiu-i-shkodres/

Recommended