Veliaj: Në bashki gjetëm truproje dhe ish-deputetë të PD si inspektorë mishi

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka nisur me debate për ndërtimin e bunkerit pranë ministrisë së Brendshme. Këshilltarët e djathtë kërkuan që diskutimi të përfshihej në këtë rend dite, por kjo u refuzuar nga kryetari i këshillit. Këshilltarët e djathtë akuzan kryetarin e bashkisë se ka bërë largime politike të 60 punonjësve në drejtoritë e bashkive. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj argumenton se të punësuar ishin truproja dhe ish deputetë të PD.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka nisur me debate mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë për bunkerin e ndërtuar pranë ministrisë së Brendshme. Kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli kërkon që këtë diskutim ta vendosë në rend të ditës, gjë që u kundërshtua nga kryetari i këshillit Aldrin Dalipi.
Një ndër projekvendimet që ngjalli debat është ajo e krijimit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Bashkia në këtë rast duhet të bëjë riorganizimin e drejtorive ekzistuese dhe të ngrejë këtë stukturë të re. Këshilltarët e djathtë akuzan kryetarin e bashkisë se ka bërë largime, sipas tyre, të padrejta të 60 punonjësve të Agjencise së Mbrotjes së Konsumatorëve.
Si kundërpërgjigje kryeari i bashkisë Erion Veliaj solli argumentin se në cfarë gjendje e ka gjetur Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Në unaminitet këshilltarët miratuan ndihmën ekonomike dhe pagesat për persoant me aftësi të kufizuar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-gjetem-truprpja-dhe-ish-deputete-te-pd-si-inspektore-mishi/

Recommended