Mallrat pa faturë, Bizneset: Shtyrja e afatit të deklarimit nuk zgjidh asgjë

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i shumices qe u jep kohë subjekteve deri në fund të vitit për te vetëdeklaruar mallrat që janë pa faturë, eshte rezultat i trysnise se ushtruar nga faktore te ndryshem politike dhe te biznesit. Ai pritet me interes nga bizneset ne Tirane dhe rrethe, ndonese tregtarët thone se nuk i lehteson nga problemet ne akvititetin e tyre te perditshem dhe taksat e larta.
Presioni lartë e opozitës, LSI dhe vetë përfaqësuesve të biznesit detyaruan qeverinë të hedhë një hap pas në kuadër të formalizimit të ekonomisë.
Afati i vetedeklarimit të mallrave pa faturë shtyhet deri më 31 dhjetor të 2015 dhe kryesisht bizneset e vogla përjashtohen edhe nga penalitetet deri në fund të vitit. Ora News iu drejtua disa bizneseve në Tiranë dhe rrethe për të mësuar se si e presin këtë tolerancë në pikun e aksionit qeveritar.
?Nuk kemi mall pa faturë, ne me faturë i kemi mallrat.?
E megjithatë kjo ndërhyrje nuk shmang problemet e mëdha që u vjen atyre nga kriza.
?Nuk dimë cfarë të themi, jemi katandisur keq farë. Falimentuam. Taksat i kemi të shtrenjta, paguaj qira??
Ndërkohë disa përfaqësues të bizneseve në rrethe e mirëpresin shtyrjen e afatit të vetëdeklarimit të mallrave pa faturë.
?Mendoj se janë një dy piakt problematikat që unë konsideroj në punën, mendoj se u zgjidh. Pra nëse unë kam mallra të padeklaruara kam kohën e mjaftueshme për ta deklaruar atë.?
Vendimi i cili u vjen në ndihmë kryesisht bizneseve të vogla,u njoftua nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe një ditë më parë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mallrat-pa-fature-bizneset-shtyrja-e-afatit-te-deklarimit-nuk-zgjidh-asgje/

Recommended