Ekstradohet i dënuari me 22 vite në 2001 vrau në Angli shokun e tij

  • 9 years ago
TIRANË - Ekstradohet nga Anglia për llogari të drejtësisë shqiptare 36-vjeçari Fatjon Kapri dënuar me 22 vjet për vrasje me paramendim.

Zyra Qendrore Interpol Tirana deklaron se Kapri ishte shpallur ne kërkim nderkombetar ne prill të vitit 2004. Ai është denuar nga Gjykata e Elbasanit ne dhjetor 2002, për një vrasje të kryer ne vitin 2001 ne Londër.

Sipas policisë Kapri ka vrarë në Londër shokun e tij me iniciale Y.P. Gjatë gjykimit ka rezultuar se vrasja ka ndodhur si pasojë e një debati verbal. Fillimisht autori me viktimën kanë shkëmbyer fjalë fyese dhe më pas janë përballur fizikisht.

Autori e ka qëlluar disa here më thikë shokun e tij duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Që prej atij momenti ai i fshihej drejtësisë.

Recommended