Rezultatet e drogës, Basha: Shfaqje mediatike për të fshehur të vërtetën- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha priti vetëm pak minuta për t?iu përgjigur rezultateve të publikuara nga qeveria në luftën kundër drogës. Basha e quajti një shoë mediatike prezantimin e operacioneve antikanabis në Pallatin e Kongreseve.
Lulzim Basha: Ndërkohë që qindra oficerë janë thirrur me dhunë në kazermën mediatike të Edi Ramës, ngarkesa të reja dorge bëhen gati. Plantacione të tjera shtohen dhe parcelat ruhen me armë në krahë nga habilajt dhe shullazët e Tahirit.
Qindra dhe mijëra euro të taksapaguesve të qytetarëve shqiptarë u cuan dëm për fasada për ekrane, për orë të tëra rroga policësh që në vend të shkonin prapa krimit e mbi krimin iu dha liri pa kufi bandave të trafikut për të vazhduar vallen kriminale, ndërsa Rama shkumëzonte kundër opozitës dhe medias që i ka nxjerrë në shesh të palarat mbi lidhjet e kësaj qeverie me krimin dhe narkotrafikun. Kjo shfaqje mediatike sado ta shtrydhësh ka llafe dhe vetëm llafe.
Basha përmendi disa raporte ndërkombëtare në kohën e qeverisjës së PD, ku thuhet se është luftuar droga dhe Shqipëria nuk ishte më vend tranzit i narkotrafikut.
Lulzim Basha: Raportet vjetore të DASH të viteve 2009-2010-2011-2012 thonë se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër drogës dhe Shqipëria nuk është më vend tranzit i drogës. Vlerësimi i kërcënimit të Evropës Juglindore në mars 2012 shprehet se shtypja që i ka bërë Italia dhe Shqipëria i kanë bërë transportit të drogës ka cuar evitimin e drogës në Shqipëri si vend tranzit duke i detyruar të kalojnë në vendet fqinje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rezultatet-e-droges-basha-shfaqje-mediatike-per-te-fshehur-te-verteten/

Recommended