Aksident në “Qafë-Hardhi”, 70-vjeçari përplaset nga makina, në gjendje të rëndë-Ora News
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 70-vjeçar u dërgua në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi u përplas nga një automjet.
Aksidenti u shënua në lagjen ?Qafë-Hardhi? rreth orës 15:00, kur automjeti tip Wolksvagen me targë AA 887 ED që drejtohej nga Arjan Hoxha, përplasi 70-vjeçarin me inicialet P.D nga qyteti i Pukës.
Ishte vetë drejtuesi i mjetit Hoxha dhe kalimtarët e rastit që i erdhën menjëherë në ndihmë të moshuarit, duke e dërguar me urgjencë në spitalin verior.
Për 24 orët në vijim, i moshuari do të qëndrojë në repartin e reanimacionit në terapi intesive, për shkak se plagët e marra nga përplasja me automjetin kanë qenë të shumta.
Bluzat e bardha e cilësojnë kritike gjendjen e të moshuarit, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë rrugore të shoqëruar edhe nga grupi hetimor.
Ato kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë skemën e këtij aksidenti, ndërkohë që është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të mjetit Hoxha.
Sipas grupit hetimor, dyshohet se i moshuari i ka prerë rrugën automjetit që drejtohej nga Hoxha duke u përplasur me të.
Përveç drejtuesit të mjetit në pyetje po merren edhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aksident-ne-qafe-hardhi-70-vjecari-perplaset-nga-makina-ne-gjendje-te-rende/
Recommended