Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama gazetarit gjerman: Pyesni Merkel

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë për ?AbendZitung? gjatë qëndrimit të tij në Bavari kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është koha që Shqipëria të antarësohet në BE
Pyetjes së gazetarit Volker Isfort se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian, kryeministri Rama iu përgjigj:
?Ju duhet të pyesni kancelaren Merkel. Nëse do të ishte mua, unë do të thoja që tani?
Rama ka theksuar gjithashtu se Shqipëria ka vuajtur shumë nën imazhin e saj të keq dhe mediat ndërkombëtare kanë krijuar këtë stereotip të Shqipërisë së prapambetur. Kryeministri u shpreh se kur të huajt vizitojnë vendin tonë ndryhsojën mendim pasi kontrasti midis paragjykimet dhe asaj që shohin në terren është shumë i madh.
Ndërkaq në një shkrim të gazetës gjermane Sudeutsche Zeitung:
?Skicime të vogla, ide të mëdha? theksohet se ?pavarësisht nga ajo që ndodhet në letrën që Edi Rama ka përpara tij, do të transformohet në bartës imazhi?
?Skimicet janë të mira kundra stresit. Prandaj si Kryeministër ai po përpunon disa prej tyre, pasi Shqipëria po përjeton një eksod të të rinjve drejt perëndimit. Ai beson, se nuk mund t?i ndalë ata. Por, njëkohësisht dëshiron t?i ofrojë mundësinë për t?u formuar mirë, kështu që ata të mos trokasin në dyert e Evropës si azilkërkues, por si fuqi punëtore. Dhe më pas, ai shpreson, se një ditë ata do të kthehen pas ? ashtu si vetë Edi Rama.?- theksohet në këtë shkrim.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kur-do-anetaresohet-shqiperia-ne-be-rama-gazetarit-gjermani-pyesni-merkel/

Recommended