Faturat e energjisë, OSHEE rrit arkëtimet me 1.69 miliardë lekë - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

OSHEE vijon të rrisë arkëtimet nga faturat e enrgijisë elektirke. Vetëm për muajin gusht OSHEE arkëtoi 5.12 miliardë lekë. Të dhënat bëhen të ditura nga vetë Operatori i Shpërdarjes së Energjisë Elektirke ku theksohet se ky është një rekord historik dhe krahasuar me gushtin e një viti me parë, arkëtimet janë rritur me 1.69 miliardë lekë.
Sipas të dhënave të kompanisë gjatë muajit të kaluar humbjet totale zbritën në nivelin 29.3%, shifër kjo që është 7.1% më e ulët krahasuar me muajin gusht të një viti më parë.Ndërsa si tetëmujor, treguesi i humbjeve shënon nivelin 31.72%, nga 39.4% që ishte për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total të bilancit të saj, OSHEE ka grumbulluar 44,4 miliardë lekë ose mbi 49 për qind më shumë se një vit më pare, duke e lexuar këtë rritje si rezultat i uljes agresive të humbjeve.
Më herët Policinë e Shtetit njoftoi se është duke asistuar kompainë e shpërndarjes së energjisë elektirke në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që vjedhin energjinë, duke kryer kontrolle në të gjithë territorin e vendit. Në njoftimin e përbashkët për shtyp thuhet se Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur për vendosjen e ligjshmërisë në sektorin energjetik.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/oshee-rrit-arketimet-me-1-69-miliarde-leke/