Shqipëria pritet të përfshihet nga një stuhi e pazakontë për fillim shtatorit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria pritet të përfshihet nga një stuhi e pazakontë për fillim shtatorit. Faqja e specializuar për parashikimin e motit accuweather.com vlerëson se stuhia që pritet të shkaktojë reshje të dendura shiu aq sa për të rrezikuar përmbytje do të përfshijë pellgun e shteteve ballkanike, Italinë dhe Afrikën veriore.
Shirat pritet te nisin në orët e vona të së mërkurës dhe pritet të variojnë nga 50 deri në 100 milimetra, por në zona të caktura që do të vendosen në qendër të ciklonit reshjet mund të shkojnë deri në 150 milimetra.
Me këto të dhëna ekspertët e parashikimit të motit ngrenë alarmin për rrezikun e rrëshqitjeve të dherave. Dhe sic tregon kjo e publikuar nga accuweather.com Shqipëria është mes zonave me rrezik të lartë të lartë përmbytjesh. Reshjet pritet fillimisht të prekin Greqinë Perëndimore dhe jugun e vendit, ndërsa gjatë gjithë ditës së enjte reshjet do të përfshijnë edhe Serbinë Jugore e Bullgarinë.
Pak kohë më parë, një studim ndërkombëtar I zbuluar në Ora News nga Ministri I Bujqësisë vendoste Shqipërinë dhe disa vende të tjera të Rajonit mes vendeve më të rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkaq jugu I italisë po përballet me një ciklon të fuqishëm që ka shkaktuar problem në Sicili e Kalabri. Autoritetet janë në alarm pasi situata mund të përkeqësohet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-pritet-te-perfshihet-nga-nje-stuhi-e-pazakonte/

Recommended