Basha bën thirrje për protesta: Çohuni rinia ngado që keni në gen mosmposhtjen

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lideri i Opozitës Lulzim Basha ftoi shqiptarët të ngrihen në protesta kundër aleancës qeverisëse. Nga Postriba ku mori pjesë në përkujtimin e kryengritjes së 69 viteve më parë, Basha tha se mazhoranca ka krijuar aleancë me krimin.
Duke u frymëzuar nga lëvizja e Postribës e 69 viteve më parë, kryedemokrati Lulzim Basha ftoi shqiptarët në protesta.
I ashpër në qëndrimin e tij mbi situatën në të cilën po kalon vendi, Basha akuzoi qeverinë se po ndjek rrugën e gabuar duke krijuar aleanca me krimin. Sipas kreut të Partisë Demokratike, aleanca e dyshes Rama ? Meta, po vjedh popullin dhe po paguan bandat për të mbajtur pushtetin.
Lulzim Basha: ?Sot e drejta për të zgjedhur dhe liria janë në duart e pinjollëve. Kjo aleancë vjedh popullin dhe paguan bandat për të mbajtur pushtetin. Sot i them qeverisë se e ka gabim. Çohuni rinia ngado që keni në gen mosmposhtjen. Nuk pranojmë diktaturen, bashkë do t?i mposhtim e kthejmë lirinë. T?i japim fund ketij regjimi. Rruga kalon nga Postriba dhe Shkodra?
Kreu i demokratëve vendosi kurora me lule në memorialin për viktimat e kryengritjes së Postribës.
Pjesë e ceremonisë përkujtimore ishin drejtuesit vendorë të Shkodres, deputetë, pjestarë të familjes së dëshmorëve dhe ish të përndjekur politik.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-ben-thirrje-per-protesta-cohuni-rinia-ngado-qe-keni-ne-gen-mosmposhtjen/

Recommended