A1 Report - Vlorë, kullotat në Dukat 8 orë nën flakë, digjen rreth 20 hektarë

  • 9 years ago
VLORË - Rreth 20 hektar kullota janë djegur në fshatin Dukat të Vlorës. Zjarri i rënë gjatë mbrëmjes së të martës është intensifikuar ditën e sotme.

Për shuarjen e flakëve është kërkuar ndihma e ushtrisë, forcave të Pashalimanit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht. Flakët u shuan pas 8 orësh duke shpëtuar stallat e fermerëve dhe 300 rrënjë ullinj që ndodheshin pranë vatrës.

Recommended