Shtatë vatra zjarri aktive, digjen rreth 40 hektarë me pyje e shkurre - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat ekstreme kane rene, por zjarret vazhdojnë të jenë problematik ne te gjithë vendin. Emergjencat civile bënë të ditur se 7 vatra janë ende aktive në qarqet Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër e Fier.

Ne total janë djegur rreth 40 ha pyje, kullotë e shkurre, ndërsa u shkrumbuan edhe 210 rrënjë ullinj.

Qarku më i prekur aktualisht nga flakët rezulton ai i Tiranës. Në fshatin Sinaballaj të bashkisë Rrogozhinë, janë djegur 20 hektarë me shkurre e pisha. Po kështu vatra zjarri ka pasur edhe në pyllin me pisha në fshatin Panarit e Vithkuq të Korçës. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 15 ha me shkurre e pisha.

Në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullishte e për pasojë u dogjën rreth 150 rrënjë ullinj ndërkohë qe 60 pemë te tjera u dogjën ne fshatin Griz te Fierit. Problem me flaket ka pasur edhe në fshatin Karroq e Livadhja të bashkisë Finiq.

Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë me mjete në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë, teksa banorët e zonës kanë bërë të mundur izolimin e disa vatrave me mjete rrethanore.

Në operacione për shuarjen e flakëve u përfshinë 38 punonjës, 7 automjete, 45 ushtarë nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, si dhe punonjës të Pyjores, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Recommended