A1 Report - Veliaj: Gjoba për zaptuesit dhe dëmtuesit e hapësirave publike

  • 9 years ago
TIRANË - Kryebashkiaku i ri duket se nuk do të lëshojë pe për ata që ndotin apo zaptojnë hapësirat publike. Vetëm gjatë kësaj javë në njësinë numër 5 në kryeqytet, policia bashkiake ka vendosur 84 gjoba për lirimin e hapësirave publike, 43 gjoba për dëmtimin dhe vandalizmin e këtyre hapësirave si dhe 45 gjoba për zënien e hapësirave publike apo vendosje të reklamave e posterave pa lejen e bashkisë.

Nga njësia 3 dhe 4 ku ka prezantuar administratorët Ergesta Ninka dhe Lirika Kasa, Veliaj është shprehur se tashmë bashkia ka nisur punën për ruajtjen e hapësirave publike dhe kush i dëmton ato do të dënohet.

?Kostoja financiare për të jetuar në Tiranë është zero. Mjafton të mos presësh pemë, mjafton të mos hedhësh plehrat në rrugë, mjafton të mos vandalizosh. Sot ka 1 mijë kazan të ngjyrosur portokalli, kastile me një ngjyrë që askush se humbet dot dhe s?bën dot sikur se sheh. Gjithashtu dhe në pesë pikat qendrore të Tiranës tualete publike për këdo që ka nevojë dhe sigurisht që nuk po e mohojmë.?- tha Veliaj.

Ndërkohë më herët Veliaj është takuar me ministrin e bujqësisë Edmond Panariti ku ky i fundit ka propozuar krijimin e polit të Bujqësisë për Tiranën

Poli i Bujqësisë për Tiranën do të jetë një strukturë për mbarëvajtjen dhe inkurajimin e zhvillimit të bujqësisë në Bashkinë e Re të Tiranës. Bashkëpunimi në këtë sektor do të jetë dhe për krijimin e tregjeve të reja të shitjes së fruta-perimeve, ndërtimin e thertoreve etj.

Recommended