A1 Report - Dita e verës, ja si gatuhet ballokumja

  • 9 years ago
ELBASAN - Simboli i ditës së verës, e cila festohet në të gjithë veNdin më 14 mars, është ballokumja. Mënyra tradicionale e gatimit karakteristik të kësaj ëmbëlsire është e veçanta e festës së Elbasanit. Për ta parë më nga afër se si përgatitet kjo ëmbëlsirë, kamera e A1 REPORT! shkoi në një nga furrat me dru të qytetit te Elbasanit. Specialisti I gatimit të ballokumes, Dervish Hila rrëfen mënyrën e gatimit të kësaj ëmëbëlsire tradicionale.

"Do materialet natyrale, gjalpi sidomos edhe mielli i misrit. Pastaj sheqeri, finja që kanë recetën e vet për t'u përgatitur ballokumja. Mënyra e përpunimit do 2 orë të paktën që ta rrafësh brumin e ballokumes sipas elementeve përzierës", tha specialisti i pjekjes së ballokumeve.

Nga ana tjetër, historiani Besnik Belegu tregon se ballokumja ëhstë një ëmbëlsirë e huazuar nga kultura orientale që në shekkullin e 16-të.

"Ndoshta mund të ketë një huamarrje nga vendet arabe. Unë mendoj, ndoshta mund të jetë dhe kompozim i qytetarisë së Elbasanit, i këtij populli i cili me gjithë mend gjatë historisë së tij ka treguar që di të bëjë gjëra të mira", deklaroi për A1 Report historiani Besnik Belegu.

Tryeza e ditës së verës ka karakteristikë edhe gjelin e detit të pjekur në furrë, ndërsa ballokumja që herët më mëngjes tradita e kërkon që të shpërndahet tek miqtë, për një stinë sa më të mbarë. Ballokumja shoqërohet edhe me fruta të thata si arra, fik i tharë, rrush të thatë etj.