SHBA, plagosen 19 persona në Ditën e Nënës, mes tyre 2 fëmijë

  • 9 years ago
SHBA - Një tjetër ngjarje me armë është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa persona të armatosur kanë hapur zjarr kundër një turme në Neë Orleans, në shtetin amerikan Louisiana, ku ishin grumbulluar për të parë nga afër paradën me rastin e Ditës së Nënave.

Sipas informatave të fundit nga të shtënat janë plagosur 19 persona, prej të cilëve dhjetë burra, shtatë gra dhe dy fëmijë dhjetë- vjeçarë. Mediat vendase bëjnë të ditur se tre persona janë në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ende nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme në lidhje me shkaqet e sulmit. Byroja Federale e Inteligjencës tha se nuk dyshojnë se sulmi ka qenë terrorist duke e cilësuar si një akt të dhunës në rrugë. Ndërkohë autoritet janë duke kërkuar për tre të dyshuar.

Recommended