Historia e një fëmije të verbër dhe sakrificat e nënës së tij

  • 3 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar Eftali Sulaj dhe djali i saj Frenki,i cili për shkak të një gabimi mjekësor humbi shikimin kur ishte vetëm 4-muajsh. Një ngjarje e cila ka shënjuar jetën e tyre përgjithmonë, me një kalvarë vuajtjesh, me një fëmijëri të kaluar në sallat e operacionit për Frenkin e vogël por edhe nënë e tij që i është gjendur gjithmonë pranë. Nëna e tij tregon se si ndodhi aksidenti mjekësor:
?? Lindi para kohe me një peshë shumë të vogël dhe mjekët ishin të detyruar që ta fusnin në incubator. Aty si duket oksigjeni I tepërt I shkëputi retinën por ishte një shkëputje e dalëngadalë. Ne e mësuam që ky kishte probleme me shikimin në muaj e 4-tërt kur nuk reagonte ndaj dritës, me urgjencë vajtëm e vizituam dhe gjëja e parë që mjeku na është që duhet të shkonim jashtë?. Me urgjencë u nisëm në Stamboll u krye operacioni parë, mjeku në fillim nuk ishte optimist na tha që do shikojë vetëm hije megjithatë mbas operacionit të parë na dha shpresë që diçka do bëhej. Pastaj sëmundja filloi të përparonte, operacioni parë, pasoi të dytin, të tretin, Frenki ka bërë 6 operacione si pasojë e operacionit të parë ?? u shprej zonja Eftali për kalvarin e peripecive dhe vuajtjeve me të birin për shkak të një gabimi mjekësor.
Të jetonte si një fëmijë normal ka qenë e vështirë për Frenkin, pasi e kishte të vështirë të përshtatej dhe të shkonte në shkollë, në të cilën nuk ka marr trajtimin e duhur për kushtet e tij, por ndihmë ka qenë vetëm nëna e tij znj. Eftali:
?? Mësuesja e klasës së parë ishte menefrego, e dinte që kishte fëmijë të klasës por nuk e merrte, e linte me mësueset e tjera. Kam luftuar çdo gjë që është ky sot, janë vetëm lufta ime. Mbasi erdha këtu në Tiranë ndejta me cunin një javë në klasë, sic thash?.Mirëpo Frenki gjithmonë thoshte nuk e mësoj dot, pasi mësoi Braille-in Frenki u bë zhivë??.
Tashmë Frenki është 13-vjeç, një nxënës i shkëlqyer të cilit i pëlqen të studiojë, të shkruajë poezi dhe t?i bie mjaft bukur pianos. Mirëpo mungesa e kushteve, mos përgatitja e mësuesve për të marrë nën kujdes një fëmijë të verbër bën që shpesh herë ai të has vështirësi për të mësuar gjëra të reja:
?? Kam dëshirë të mbrojë një gjuhë, në këtë rast po mbrojë anglishten, jam në një kurs mirëpo që unë të mbrojë anglishten, mësuesja më korigjon sepse na jep detyra dhe unë detyrat I bëj me mamin. Mua më korrigjon vetëm nga të folurat dhe nga ato që I them unë. Unë edhe vet mund ta kem bërë gabim por zysha nuk e di këtë, nuk e di që unë e kam bërë gabim, vetëm nga të folurit varem unë atje. Unë i bëjë detyrat me shkrimin tim, ka raste që I bëjë detyrat me shkrimin e mammit që ta ket më të lehtë zysha, por që më korrigjon vetëm nga të folurat?? shprehet ai për problemin që has në mësimdhënie.
Ndërsa bën një kërkesë për të dhe të gjithë fëmijët e tjerë që ndodhen në të njëjtat kushte me të, që disa mësues të mësojnë shkrimin Braj, që ndihmon të verbrit të shkruajnë dhe të lexojnë, kështu do ta kenë më të lehtë dhe ata për një mësimdh...

Recommended