Rona Nishliu: Votoni Shqipërinë në finalen e Eurovizion

  • 9 years ago
Rona Nishliu është këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin europian të këngës që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit. Kënga "Suus" e kënduar prej saj u përzgjodh mes 20 finalisteve që do të konkurrojnë ditën e nesërme. Gjatë një interviste nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Rona Nishliu tregon për Zërin e Amerikës përgatitjet e saj dhe të grupit që e shoqëron atë për t'u paraqitur sa më denjësisht në mbrëmjen finale.