PS, ofertë për opozitën e re: Votoni Kodin, ndryshojmë kushtetutën/ PD: Veprimet e njëanshme

  • 4 years ago
Shumicën e deputetëve të parlamentit edhe kjo e enjte i gjeti në kafen e madhe të kuvendit zhvendosur në lulishte.


Në vend që të përqendroheshin në rendin e ditës, ata zgjodhën të qëndrojnë nën hijen e pemëve për të pritur momentin e votimin të projektligjeve e kështu për t?ju quajtur marrja e ditës së punës.

Muslim Murrizi fjalën e tij në parlament e vazhdoi atje ku e la dy ditë më parë pas takimit me kryeministrin Edi Rama duke ripërsëritur akuzat për pazarin e radhës elektoral mes PS dhe PD.

?Ju doni tja shisni shqiptarët se po bëni një kod zgjedhor për të mos vjedhur votat, por ti vidhni në parlament. Ca keni bërë, opingat e Sheros keni bërë. Pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar dhe 5 pazare të pista me ata i quani marrëveshje. Ky parlament ka parë pazar të pistë në 91, ka bërë pazar nga halli në 97. Ka bërë pazar të pistë në prill 2008 dhe në 2017. As unë nuk kam qenë dakord për marrëveshjen e 2008 dhe 2017 se nuk më pyeti njeri? tha Murrizi.

Por Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali topin e listave të hapura e kaloi në fushën e PD dhe LSI.

?Nuk ka forcë që pranon gjithçka që i ofrohet, por qershia mbi tortë janë ata që shoqërisë civile, që thonë se rilindasit nuk i duan listat e hapura. Ja pra, rilinadasit, po thonë hajdeni ta diskutojmë, po tani ku janë këta, apo ishin masha e Bashës, që për vete është një mashë. Tani të përgjigjet masha Basha i do ai listat e hapura sikur ka deklaruar me Monika Kryemadhin, ne jemi gati.? tha Spiropali.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MuslimMurrizi#ElisaSpiropali#TopChannel

Recommended