Regjisor: Gëzim Erebara. Skenari: Kico Blushi. Producent: "Shqipëria e Re". Muzika : Feim Ibrahimi.
INTERPRETOJNE: Alfred Bualoti........ Vlashi. Reshat Arbana........ xha Kovi. Margarita Xhepa........ Nëna e Vlashit. Ndrek Luca........ Lam Shllapi. Dhimitra Plasari........ Lena. Minella Borova........ Llazi Terbufi. Demir Hyskja........ Ibrahim Beu. Lufti Hoxha........ Nauni, babai i Lenës. Lazër Filipi........ Urata. Andon Qesari........ Ballisti. në episode: Vasillaq Vangjeli........ Partizani
Vlash Zaka një fshatar i varfër dhe jetim, ushqehet duke kapur kuaj në pyll. I vellai që është tashmë partizan, ka vrarë një spiun të italianëve kështu që edhe Vlashi është në suvejim. Jeta e tij është në rrezik nga tregtari i fshatit Lami, dhe nga kryetari i komunës, ballisti Ibrahim Beu për shkak të një kali. Por ai gjen mbështetje tek bashkëfshatarët e tij derisa delë partizan së bashku me Lenën. Filmi është luajtur në Divijak të Lushnjes.