"Partizani i vogël Velo" është i prodhuar në vitin 1980.
Regjia: Xhanfise Keko, Skenari: Anastas Kondo, Natasha Lako, Producent: Shqipëria e Re , Muzika: Kujtim Laro.
INTERPRETOJNE Petro Papakosta........ Velo Kadri Roshi........ xhaj Braho Pandi Raidhi........ komandant Bani Stavri Shkurti........ Sinani, babai i Velos Fitnete Tiço........ Validea, nëna e Velos Eduard Çala........ komisar Azemi Merita Çala........ Orinda Basha........ Artan Imami........ Petro, partizani Ilir Çelia........ Meçe, bariu
Përmbajtja I vogli Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai insiston që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht. Disa herë ai nuk pranohet në rradhet e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të “pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk jepet. Më në fund ai arrin të pranohet në rradhët e partizanëve.