Top News - Presidentja e KE/ Von Der Leyen, testi negativ
  • 3 years ago
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka dalë negative në testin për koronavirus, porse do të vazhdojë të vetizolohet deri të martën mbrëma, pasi mori pjesë në një takim me dikë që doli pozitiv. Në një postim në Tëitter, von der Leyen konfirmoi se ky është testi i dytë negativ. Ajo, megjithatë, tha se do ta vazhdojë vetizolimin deri nesër mbrëma, ?ashtu siç parashihet me rregulloret në fuqi?. Më herët ajo kishte njoftuar në tëitter se kishte hyrë në vetëizolim në pritje të rezultatit të testit. ?U informova se kisha marrë pjesë në një takim të martën e kaluar, në të cilin kishte qenë i pranishëm edhe një person që një ditë më parë rezultoi pozitiv për covid 19. Në pajtim me rregullat në fuqi, unë po vetëizolohem deri mëngjesin e nesërm. Unë rezultova negative të enjten dhe jam testuar sërish sot? ? shkruante ajo mengjesin e te henes. Më herët, edhe presidenti i këshillit evropian Charles Michel u vendos në vetëizolim duke cuar edhe në shtyrjen e një samiti të liderëve të BE-së pasi një truprojë e tij ishte prekur nga koronavirusi. Ai doli nga vetëizolimi pas testit negativ.

Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KE#VonDerLeyen#TopChannel
Recommended