Top News - Ndërohet Ismail Kadare/ Merr çmimin e festivalit Neustadt
  • 3 years ago
Ismail Kadare do të marrë Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Lajmi është bërë I ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri në një njoftim në rrjetet sociale.
?Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës? shkruan ambasada amerikane.
Më tej në njoftim sqarohet se këtë vit, ky eveniment do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen ne adresën që ndodhet në faqen online të ambasadës. Ndaj amabsada ka ftuar gjithë që të ndjekin në platformën online mbrëmjen gala të Festivalit Neustadt të Letërsisë shkrimtarin e madh teksa nderohet për arritjet e tij.
Marrja e këtij çmimi nga Ismail Kadare është një arritje e madhe pasi Festivali Neustadt cilësohet si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsie botërore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Neustadt#IsmailKadare#TopChannel
Recommended