Wake Up/ 1000 mësues më shumë për pandeminë. Të infektuarit, zëvendësohen. Qarqet problematike
  • 3 years ago
Mësuesit dhe nxënësit nuk i kanë shpëtuar infektimit nga Covid19. Jemi në javën e tretë të fillimit të vitit të ri shkollor dhe çdo ditë është raportuar për arsimtarë të infektuar që janë izoluar duke lënë procesin e mësimit, por ndërkohë karantinimit nuk i kanë shpëtuar edhe nxënësit që kanë shfaqur simptoma të Covid-19 apo kanë qenë në kontakt të ngushtë me mësuesit. Por duket se autoritetet arsimore janë të vendosura që mos ta pengojnë procesin mësimor. Pak ditë më parë me vendim të këshillit të ministrave është vendosur që gjatë gjithë periudhës së pandemisë, të jenë pjesë e sistemit arsimor edhe 1000 mësues shtesë për të plotësuar nevojat në rast se kolegët e tyre rezultojnë të prekur me Covid. Por si do të përzgjidhen ata, si është situata aktualisht në shkollat shqiptare? A janë mbyllur aktualisht klasa apo shkolla nga numri i të infektuarve i cili ndryshon nga dita në ditë? Zv.Ministrja e Arsimit, Nina Guga tha se qarqet më problematike janë qytetet e mëdha. Ministria e Arsimit ka bërë kujdes që të ketë një shpërndarje të 1000 kuotave të mësuesve në mënyrë që të përballohet kjo situatë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended