Top News - Burgjet në Shqipëri/ Rrënimi në kohën e Agim Ismailit
  • 3 years ago
Sistemi i burgjeve në Shqipëri po kalon periudhën më të pazakontë. Shumë të burgosur në institucionet e ekzekutimit të veprave penale janë rebeluar, duke refuzuar ushqimin. Ata kërkojnë amnisti dhe mbi të gjitha mos aplikimin e regjimit 41 bis që izolon kriminelët me fame, ndërsa kanë 13 kërkesa për autoritetetet përkatëse.

Pas kësaj mënyre të të protestuarit, Avokati i Popullit ka nisur menjëherë hetimin për të parë nga afër mënyrën dhe procedurat që po ndiqen për 41 bis, izolimin e të burgosurve.
Rekomandimi i Avokatit i Popullit është dorëzuar në datë 23 shtator 2020, ndërsa ende nuk ka një përgjigje nga Ministria e Drejtësisë apo nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili. Që pas marrjes së drejtimit të Drejtorisë së Burgjeve, Ismaili në burgje janë shfaqur probleme të shumta, madje jo të pakta kanë qenë rebelimet e të burgosurve për mënyrën e trajtimit.

Revolta së fundmi në burgjet mund të ketë pasoja zinxhir në të gjitha institucionet e dënimit të vendimeve penale, si dhe mund të shoqërohen dhe me shpërthime të burgjeve, çka do ta bënte të pamenaxhueshme situatën. Ndaj Ismailit ka dhe një padi në SPAK nga ish-bodigardi i Berishës, Izet Haxhia, i cili ka dalë kundër vendosjes së masës së izolimit.

Mënyra e trajtimit të të burgosurve në institucionet e vuajtjes së dënimit ka qenë përherë në fokusin e Këshillit të Europës, që nëpërmjet mekanizmave të saj ka vëzhguar qeverinë shqiptare për trajtimin e të burgosurve, ku raportet e vlerësiimit kanë qenë negative.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel
Recommended