Pa simptoma, por virusin e përhap/ Infekton 48 orë para se të të shfaqet temperatura nga Covid-19
  • 3 years ago
Mesi i tetorit pritet të sjellë rritje të numrit të të prekurve nga covid-19, kjo , shpjegojnë epidemiologët vjen si rezultat i fillimit të shkollave ,pra transmetimit të virusit ndërmjet nxënësve dhe përcjelljes së tij në familje.


Shqetësimi është më i vogël te fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve pasi transmetimi nga të vegjlit tek të rriturit është në nivel fare të ulët .

Dhe nga ana tjetër fëmijët e vegjël nuk manifestojnë simptoma të rënda për faktin se kanë bërë disa vaksina deri në moshën 5 vjeç dhe organizmi i tyre reagon menjëherë ndaj çdo virusi shpjegojnë mjekët .Kujdes të shtuar duhet të kenë të rriturit pasi me uljen e temperaturave edhe virusi bëhet me agresiv.Sipas studimeve të kryera mbi virusin e covid 19 një person i cili ka rënë në kontakt me covid 19 por që ende nuk ka shfaqur simptoma mund të përhapë virusin deri në 48 ore më parë se të ketë temperature kollë , marrje fryme apo simptoma të tjera që shkakton sars cov 2.Këtë e konfirmon edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Pasi shfaqen simptomat tek një person i infektuar me covid ai mund të vijojë të infektojë edhe 2 javë të tjera në vazhdim .Ndaj epidemiologët thonë se rritja e numrit të testimit zbulon asimptomatikët dhe frenon përhapjen por nga ana tjetër nuk duhet hequr vëmendja nga karantinimi si për rastet e dyshuara ashtu edhe për kontaktet e tyre .Përdorimi i maskës sipas studimeve të kryera ka shumë rëndësi në ambiente të mbyllura pasi përllogaritet që nga një e tështitur spërklat mund të shkojnë deri në 7 metër, ndërsa kur kollitemi deri në 6 metër .

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Simptomat#Temperatura#TopChannel
Recommended