Top News - Zbulimi i rrallë/ Egjipti tregon sarkofaget 2.500 vjeçare
  • 3 years ago
Egjipti paraqiti në publik 59 sarkofagë që u përkisnin priftërinjve dhe nëpunësve, në një nekropol të gjerë në jug të Kajros. Sarkofagët 2.500 vjecarë u gjetën në pak kohe me pare, shumica e tyre bashke me mumie brenda. Tani iu treguan të gjithëve arkëmortet antike me mbetje të mumifikuara të mbështjella me pëlhura të varrimit që mbanin mbishkrime hieroglifike me ngjyra të ndritshme. Arkivolet prej druri të ruajtura dhe të vulosura mirë, si dhe 28 statuja të Zotit Sekret Egjiptian të lashtë ishin varrosur në tre boshte në Sakara, nekropoli i kryeqytetit të lashtë egjiptian Memfis, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. "Unë e konsideroj këtë si fillimin e një zbulimi të madh," tha Ministri i Egjiptit për Turizmin dhe Antikitetet Khalid el-Anany, duke shtuar se presin më shumë gjetje të tjera të ngjashme në të njëjtën zonë. Mostafa Ëaziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se studimet fillestare tregojnë se arkivolet e zbukuruara ishin bërë për priftërinjtë dhe një zyrtar të lartë nga Periudha e Vonë Faraonike rreth vitit 664-525 përpara Krishtit. Arkivolet dhe gjetjet tjera do të ekspozohen në muzeun e ri egjiptian, që po ndërtohtet pranë Piramidave të Gizës.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Egypt#TopChannel
Recommended