Top News - Fotoja e vrimës së zezë/ Përforcon teorinë e relativitetit
  • 3 years ago
Imazhi i parë i një vrime të zezë, i fiksuar në 2019, ka zbuluar më shumë prova që mbështesin teorinë e relativitetit të përgjithshëm të albert einstein. Zbulimi i ri ka sugjeruar se teoria e tij tani është 500 herë më e vështirë të rrëzohet.

Teoria e einstein, apo ideja se graviteti është një cështje e lakimit të hapësirës dhe kohës, ka rezistuar prej 100 vjetësh ndërsa zbulime të reja astronomike janë bërë. Kërkuesit në teleskopin event horizon, skuadra që fiksoi vrimën e zezë në qendër të galaksisë M87 vitin e kaluar, analizuan hijen e vrimës së zezë. Vrimat e zeza nuk lëshojnë hije në kuptimin tipik sepse nuk janë objekte solide që parandalojnë dritën të kalojë përmes tyre.

Por, vrimat e zeza ndërveprojnë me dritën pak më ndryshe, por krijojnë një efekt të ngjashëm. Një vrimë e zezë mund të tërheqë dritën drejt saj dhe ndërsa drita nuk mund të dalë nga brendia e një vrime të zezë, është e mundur që ajo të gjejë një rrugëdalje në një rajon përreth kufirit teorik të vrimës së zezë, ose pikës nga ku nuk ka kthim. E kjo, mund të duket si një hije. Për faktin se vrimat e zeza kanë një gravitet të tillë të stërmadh, që lakon hapsirë-kohën, ajo mund të veprojë si zmadhues që e bën hijen e vrimës së zezë të duket më e madhe se c?është. Kërkuesit kanë matur këtë shtrembërim dhe kanë zbuluar se përmasa e hijes së vrimës së zezë renditet në krah të teorisë së relativitetit ose lakimit të hapësirë-kohës për të krijuar gravitet.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VrimaZeze#TopChannel