Top News - Ju flet ushtria.../Spanjë, trupat gjurmojnë kontaktet
  • 3 years ago
Përshëndetje, ju flet ushtria. Ju duhet të hyni në karantinë. Ky është mesazhi që nëj spanjoll mund të dëgjojë në telefon nga personeli ushtarak i vendit që është rekrutuar së fundmi për të gjetur dhe gjurmuar ata që janë ekspozuar ndaj viruesit në vendin e goditur më rëndë në evropë.
Në shtabin qendror të forcave të armatosura të spanjës, në qendër të madridit, ka një dhomë me një shenjë në derë, ku shkruhet ? departamenti i mbikqyrjes epidemiologjike.
Brenda një ekipi prej disa dhjetëra njerëzish, kufjet mbahen në vesh dhe punohet 12 orë në ditë, shtatë ditë të javës. Secili pjesëtar i ekipit bën 70 deri 80 telefonata për të identifikuar ata që kanë qenë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me covid.
?Unë jam gjurmues kontaktesh për rajonin e madridit. E mora numrin tuaj nga një person që ka rezultuar pozitiv. Fillimisht, si ndjeheni ju? ? thotë njëri prej tyre duke përdorur një frazë që do të përsëritet gjatë ditës. Ju duhet të qëndroni 10 ditë në karantinë....
Të ngarkuar nga qeveria për të ndihmuar rajonet më të goditura, më shumë se 2 mijë trupa nga degë të ndryshme të ushtrisë janë angazhuar me punën e lodhshme të gjurmimit të zinxhirit të infektimit në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e covid 19. Shumëkush fajëson mungesën e gjurmimit të kontakteve për rritjen e infektimeve në spanjë, kur rreth 760 mijë njerëz janë prekur nga koronavirusi dhe rreth 32 mijë kanë humbur jetën.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Spanje#Kontaktet#TopChannel
Recommended