Shqipëri-Kosovë, Rama: Ambicia jonë heqja përfundimtare e kufijve, Kosova me dalje në Durrës
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Kosova dhe Shqipëria mbajtën sot (2 tetor) të gjashtën mbledhje të përbashkët mes dy qeverive duke firmosur një sërë marrëveshjes mes tyre ndërtimin e hekurudhës që do lidhë dy vendet si dhe qasja e Kosovës në Portin e Durrësit.

Në konferencën e përbashkët Kryeministri Edi Rama vlerësoi dhe shengenin si mundësi rajonale ndërkohë kryeministri kosovar u shpreh se ka nevojë për tu përmirësuar.

Asnje marreveshje e nenshkruar mes nesh nuk ka mbetur në letër. Tabuja e shengenit rajonal ka rënë. Eshte projekt transformues i çeshtjes së madhe të njohjes nga Serbia.

Kthimi i portit të Durrësit në një port të Kosovës de fakto. Cdo mall i ardhur në Durrës për të shkuar në Kosovë kur shkarkohet në Durrës është shkarkuar në Kosovë. Aty janë autoritetet doganore që e marrin dhe e çojnë në destinacion.

Ka rene tabuja e shengenit rajonal

Edi Rama: Më vjen mirë që tabuja e Shengenit rajonal ka rënë. Shengeni rajonal është projekti I fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë nuk mund ta marrë peng dhe nuk duhet ta vonojë asnjë. Do te shkojme perpara duke zhbërë kufirin plotësisht.

Ambicia jone hapja perfundimtare e kufirit

Rama mban fjalen: Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE-së në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme e dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes.?
Ne ore 11:00 Hoti dhe ministrat mberriten ne Pallatin e Kongreseve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sot-mbledhja-e-perbashket-e-qeverive-shqiperi-kosove-ja-axhenda/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended