Top News - Ishte në debat me Trump, testohet për Covid-19 edhe Joe Biden
  • 3 years ago
Sfidanti demokrat i presidentit Donald Trump ne zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden do të testohet edhe ai për koronavirus.


Biden mori pjesë të martën në debatin e parë televiziv me rivalin republikan, i cili ka rezultuar tani i prekur nga sëmundja.

Tani, sipas zyrtarëve shëndetësorë, edhe Biden duhet të testohet menjëherë sepse ka qenë afër me Trumpin. Edhe pse në debat ata qëndruan më shumë se dy metra larg njëri-tjetrin, kanë ndenjur gjithsesi në një ambient të mbyllur dhe nuk kanë mbajtur maska.

Sapo çifti presidencial në SHBA bëri publik faktin, që analizat e testit për Covid-19 rezultuan pozitive, një numër i lartë mesazhesh nga personazhe të njohur pushtuan Twitterin brenda një kohë rekord. Shumë prej tyre shprehnin solidaritet, siç ishte ai i aktores Alyssa Milano, e cila e kaloi dhe vetë sëmundjen frikësuese.

Por disa prej vipave në mesazhet e tyre u treguan mosbesues ndaj lajmit, duke aluduar se ndoshta kjo mund të jetë ndonjë lojë politike e vetë Trump-it, si një strategji fitoreje në prag të zgjedhjeve.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoeBiden#DonaldTrump#TopChannel
Recommended