Fiks Fare/ Prokuroria provon falsitetin e dokumenteve, gjykata e shpall të pafajshme
  • 3 years ago
Prokuroria kërkon dënimin për falsifikuesen e dokumentave të një prone dhe përfituesen Elida Misha, por gjykata thotë se pavarësisht pretendimeve të prokurorisë, s'mund të vërtetohet se është falsifikur nga ajo.

Në vitin 1994 Aristotel Misha mori një leje shesh ndërtimi pranë Bashkisë Përmet. Ndërtoi një furrë buke të cilën e punoi për dy vjet. Në 1997 u largua për në Greqi nga ku u kthye në vitin 2013. Pikërisht gjatë kësaj kohe sipas tij, kunata nisi të falsifikojë firmën e tij dhe përdori një prokurorë të firmosur në mirëbesim për t'i marr pronën. Ai thotë se u stis një vendim nr 62 ku thuhet se KRRT Përmet anullon vendimin e saj për shesh ndërtimi, kur ndërkohë ndërtimi një katësh kishte përfnduar. Sipas tij ky vendim është i flasifikuar dhe e zotëron vetëm ajo, pasi në institucion nuk gjendet i arkivuar. Mbi ndërtimin e tij u hodhën edhe katër kate të tjera të cilat u shitën nga Elida Misha.

Sipas përfundimit të hetimeve të Prokuorisë Përmet është provuar fakti se kjo pronë është përfituar dhe ndërtuar Nga Elida Misho mbi dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu prokuroria sjell në vëmendje edhe dokumentin kontratë shit - blerje i cili është gjetur dhe pranuar si i flasifikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Pavarisht se Prokuoria ka hetuar dhe ka arritur në konkluzionin që prona është përfituar mbi dokumente të falsifkuara, gjykata është shprehur se në tërësi fakti i falsifikimit të dokumenteve nuk provohet dhe se për dokumentin që është provuar i falsifikuar nuk provohet dot se është zonja Elida Misho falsifiktorja.

Por pikërisht kjo prokurori që provoi falsifikimet që ka bërë znj. Misha më pas e punëson si ekonomiste në institucion. Ndërkohë që çështja ndodhet në Gjykatë të Lartë

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: ht...
Recommended