Top News - “Shkeli marrëveshjen”/ BE, gjyq Londrës për Brexit
  • 3 years ago
Bashkimi Europian ka nisur procedurat ligjore kundër Britanisë së Madhe pas refuzimit të kësaj të fundit për të hequr dorë nga plani i anashkalimit të disa pjesëve të marrëveshjes së Brexit të arritur me bllokun.


Afati i Brukselit për heqjen e klauzolave polemizuese nga Projektligji i Tregut të Brendshëm skadoi të mërkurën. Njoftimi formal i bllokut mund t`i hapë rrugës një procesi gjyqësor kundër Londrës në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. BE-ja megjithatë, sipas presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk ka hequr dorë nga bisedimet për një ujdi tregtare post-Brexit.

Britania, nga sa pohoi ajo, do të ketë kohë deri në fund të nëntorit për t`iu përgjigjur shqetësimeve të Bashkimit Europian mbi draftin e legjislacionit. Bisedimet dypalëshe të tregtisë duhet të vazhdojnë në kryeqytetin belg këtë javë. Shefi I ekzekutivit britanik Boris Johnson thotë se palët ?duhet të ecin përpara ? edhe po nuk u arrit një marrëveshje deri në mesin e tetorit. Për momentin, qeveria britanike nuk duket e prirur të heqë dorë nga projektligji i saj, që minon marrëveshjen e mëparshme.

Britania u largua nga BE-ja janarin e kaluar dhe është hermetike në negociatat për një marrëveshje të re tregtare nga viti 2021, si dhe për zbatimin e largimit nga blloku, siç përcaktohet në Marrëveshjen e Tërheqjes, veçanërisht për kufirin e ndjeshëm irlandez.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#UnitedKingdom#TopChannel