Top News - Nagorno Karabak, Rusia: Uluni e bisedoni, përndryshe…
  • 3 years ago
Rusia është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet për t?i dhënë fund luftimeve që kanë shpërthyer mbi të ardhmen e Nagorni Karabakut.


Rusia është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet për t?i dhënë fund luftimeve që kanë shpërthyer mbi të ardhmen e Nagorni Karabakut. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ua bëri ofertën qeverive të dy vendeve që pretendojnë zonën, Azerbajxhanit dhe Armenisë.

?Retorika e luftës duhet ndaluar?, u tha nga zyra e tij, e cila sqaroi se Lavrov kishte thirrur ministrat e jashtëm të të dy vendeve, duke i kërkuar t`i japin fund konfliktit, qëllim ky për të cilin Moska shprehet e gatshme të japë kontributin e vet.

Më shumë se 100 persona kanë vdekur që nga e diela prej atij që konsiderohen si përplasjet më të egra dypalëshe prej dekadash të tëra. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorni-Karabaku drejtohet nga armenët etnikë. Armenia dhe Azerbajxhani ?që të dyja dy ish republika Sovjetike ? bënë një luftë për këtë rajon në 1988-1994 e tani, ekziston frika se në konflikt mund të tërhiqen edhe fuqitë ndërkombëtare, përfshire dhe vete Rusin^. Kjo e fundit është pjesë e një aleance ushtarake me Armeninë dhe ka një bazë ushtarake në vend.

Sidoqoftë, ajo ka gjithashtu ka lidhje të ngushta me qeverinë e Azerbajxhanit. Një ditë më parë, presidenti Azer, Ilham Aliyev u zotua të vazhdojë luftën derisa forcat armene të largohen nga territori. ?Kushti ynë i vetëm është që trupat e Armenisë të tërhiqen menjëherë pa kushte nga tokat tona?, u shpreh ai.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SergeiLavrov#Azerbaijan#TopChannel
Recommended