Top News - Greqia me vendim të ri/ Kufizime në kufi deri në 12 tetor
  • 3 years ago
Greqia ka shtyrë deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Sipas ministrisë greke të shëndetësisë mbeten në fuqi kufizimet e lëvizjes për shtetasit shqiptarë që nuk kanë leje qëndrimi në vend, ose që dëshirojnë të udhëtojnë për qëllime turistike drejtë Greqisë.
Deri në datën 12 tetor të drejtën për te hyrë në Greqi e kanë vetëm shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë.
Për kalimin në kufi mbeten kufizimet e numrit të personave që kalojnë në Kakavijë 750 dhe Kapshticë 300 persona. Udhëtarët duhet të kenë plotësuar jo më pak se 24 orë përpara udhëtimit të tyre në vend formularin e vetëdeklarimit dhe duhet të kenë me vete test negative të koronavirusit, jo më shumë se 72 orë më herët se udhëtimi i tyre.
Të gjithë personat që kalojnë në këto pika kufitare do të duhet të qëndrojnë karantinë për 7 ditë. Burime nga ministria greke e shëndetësisë thanë se ndryshe nga herët e tjera, masat kufizuese janë deri në datën 12 tetor, me gjasa në pritje të forcimit të tyre, pasi në Greqi janë rritur ndjeshëm rastet e të prekurve me covid 19.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Kakavijë#TopChannel
Recommended