4 viktima dhe 127 raste te reja me Covid

  • 3 years ago
Katër persona të tjerë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për një qytetar nga Vlora dhe tre të tjerë nga Tirana.

?Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59-vjeçar, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese?.

Gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar 820 testime dhe janë zbuluar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2.

?75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos?.

Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended