6 viktima dhe 127 raste te reja me Covid

  • 4 years ago
Arrin në 188 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit 6 pacientë kanë humbur jetën në dy spitalet Covid.

?Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 edhe një 72-vjeçare nga Fier, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana?.

Numri i personave të prekur me Covid vijon të jetë i lartë. Nga tamponi i kryer kanë rezultuar 127 raste të reja me koronavirus.

?36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe?.

Edhe shtrimet në spital vijojnë të mbeten të larta, fatmirësisht numri i pacientëve në intubim ka pësuar ulje.

?Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar?.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, 32 qytetarë janë shëruar nga Covid duke e çuar numrin e personave të shëruarve në 3 155.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended