Top News - Dhomat e specializuara/ Paraqitet ne Hagë Nasim Haradinaj

  • 3 years ago
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj do të bëjë paraqitjen e parë para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë. Seanca do të jetë publike. Haradinaj u arrestua përpara pak ditësh në një lagje të Prishtinës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, nën dyshimin për pengim të drejtësisë.

?Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës?, thuhet në njoftimin e këtyre dhomave. Në 25 shtator, u prangos edhe ktreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili dyshohet po ashtu për pengim të drejtësisë.

Ai u arrestua në zyret e kësaj organizate, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu një aksion bastisjeje që zgjat më shumë se tetë orë. Arrestimi i Haradinajt dhe Gucatit ndodhi pasi kjo organizatë të cilën ata e udhëheqin, mbajti tre herë radhazi konferenca për shtyp ku u paraqitën materiale që pretendohet se janë dokumente konfidenciale të Gjykatës Speciale.Përmbajtja e këtyre dokumenteve është e panjohur dhe ende nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike. Një ditë më parë, ish drejtuesi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u paraqit gjithashtu në hagë ku zgjodhi të mos deklarohet rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij, ndërsa tha se do të konsultohet me avokatin. Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, Mustafa ka të drejtë që në një periudhë brenda 30 ditësh të deklarohet i pafajshëm ose jo ndaj akuzave që rëndojnë mbi të.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NasimHaradinaj#Hagë#TopChannel

Recommended