Top News - Lista e zgjedhësve/ Në 5 tetor del ekstrakti i parë

  • 3 years ago
Zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm janë cështja që po ndez debat në politikën shqiptare. Kodi Zgjedhor që duhet votuar sipas ndryshimeve kushtetuese, propozimet e partive politike për të, përbërja e KQZ, por edhe lista e zgjedhësve janë disa prej pikëpyetjeve që presin përgjigje.
Njërës prej pyetjeve dhe që lidhet me listën e zgjedhësve i ka dhënë përgjigje ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

Në bazë të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, ekstrakti i parë i listës së zgjedhësve do të publikohet pas disa ditësh, saktësisht më datën 5 tetor 2020, dhe të gjithë do kenë mundësinë të verifikojnë këtë të vërtetë të thjeshtë. Nga verifikimet paraprake të pretendimeve të bëra publike nga disa media nën ndikim, rezulton se qytetarët e paraqitur si votues të djathtë dhe të përdorur për të ilustruar mashtrimin publik kanë thënë të pa vërteta. Por për këtë do të ketë më shumë hollësi në ditët në vijim pasi të thellohen më tej verifikimet përkatëse.

Duke folur për disa lajme që janë publikuar në media, lidhur me ndryshimin e qendrave të votimit, ministri i cilësoi mashtrime, teksa iu referua edhe problematikës së sistemit të adresave dhe një pakete ligjore në të ardhmen për sistemimin përfundimtar të tyre.

Po zbatohet më në fund pas projekti për sistemin funksional të adresave në Shqipëri. Kaosi i tranzicionit në vendin tonë, krahas shumë shkatërrimesh të tjera, solli edhe zhbërjen e sistemit të adresave të qytetarëve. Në këtë kuadër, në vitin 2016 u bënë ndryshime të rëndësishme në Ligjin për Sistemin e Adresave dhe në vijim u morën masa për zbatimin e tij në terren. Procesi i përditësimit apo saktësimit të adresave NUK prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Ministri Lleshaj nuk i shpëtoi edhe një pyetjeje për një lajm që qarkullon lidhur me largimin e tij nga detyra, teksa kishte këtë përgjigje.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KodiZgjedhor#SandërLleshaj#TopChannel

Recommended