Top News - Dhurata e princit George/ Malta-na riktheni dhëmbin

  • 3 years ago
Malta kërkon që ti rikthehet dhëmbi prehistorik që iu dha si dhuratë princit George të Britanisë nga natyralisti David Attenborough, duke thënë se fosili duhet ekspozuar në një muze në ishullin ku është zbuluar. Pallati i Kensingtonit, foli për dhuratën të shtunën duke nënvizuar se dhëmbi gjigand i ishte dhënë princit shtatë vjecar nga Attenborough që mori pjesë në një transmetim privat të dokumentarit më të fundit të tij mbi natyrën, me anëtarët e familjes mbretërore. Attenborough e gjeti fosilin gjatë pushimeve familjare në Maltë, në fund të viteve 1960, tha pallati. Ai mendohet se ëhstë rreth 23 milionë vjecar. Por, ministri maltez i kulturës, Jose Herrera, tha se dhëmbi duhej të qëndronte në një muze lokal dhe premtoi se do të përpiqet ta kthejë atë pas.
?Ka disa artefakte të rëndësishme për trashëgiminë natyrore të Maltës dhe që kanë përfunduar jashtë vendit, por që meritojnë të kthehen?, tha Herrera pa dhënë shumë detaje se si ai kishte ndër mend ta kthente fosilin në maltë. Dhëmbi dikur i përkiste një megalodoni, një specie e zhduktur peshkaqeni gjigand që mund të rritej deri në 16 metra.
Malta ndërkohë, ka qenë koloni britanike deri në 1964.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#George#DavidAttenborough#TopChannel