Pompeo takon ministrin grek, biseda me Dhendias për krizën në Mesdheun lindor

  • 3 years ago
SHBA dhe Greqia kanë riafirmuar angazhimin e tyre ndaj të ashtuquajturit ?Dialog Strategjik? i nivelit të lartë që është zhvilluar në Selanik midis krerëve të diplomacisë së dy vendeve, si një dëshmi e marrëdhënieve të jashtëzakonshme dypalëshe.


Sa i përket bashkëpunimit rajonal Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dhe MPJ të Greqisë Nikos Dhendias, kanë ndarë gjatë 50 minutave të takimit, pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor duke ripohuar se çështjet e delimitimit të kufijve detare duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur përfundimin e marrëveshjeve të Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, si dhe përpjekjen e Athinës për t?u angazhuar me vendet e tjera në rajon në lidhje me kufijtë detare.

Gjithashtu në deklaratën e përbashkët që kanë nënshkruar dy homologet Pompeo dhe Dhendias ritheksohet mbështetja për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe transatlantike sipas zgjedhjes së shtetasve të tyre dhe është sjellë si shembull përpjekja e Athinës për nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sa i përket energjisë është përgëzuar përfundimi i gazsjellësit Trans-Adriatik dhe janë diskutuar Interconjektori Greqi-Bullgari,Greqi- Maqedonia e Veriut, projektet e njësive të rigazifikimit dhe magazinimit të gazit në Alexandroupoli dhe Kavala. Në këtë aspekt është theksuar pjesëmarrja e shoqërive amerikane si ExxonMobil në partneritet me Total dhe Hellenic Petroleum për kërkimet për gaz natyror në brigjet e Kretës.

Dëshira dhe qëllimi i dy vendeve është shprehur në rritjen e partneritetit strategjik në sektorët e tregtisë, informacionit ,teknologjisë 5G, privatizimit, infrastrukturës strategjike, fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

Pompeo ka zhvilluar edhe një takim me biznesmenë të Greqisë së Veriut të interesuar për investime në fushën e energjisë në rajonin Ballkanik, ndërsa takon të martën kryeministrin grek Mitsotakis në Kretë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HER...

Recommended