Anëtarësia e PD përzgjedh kandidatët, Dedaj: Mendohej si proces farsë, por po jep frytet e tij
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


Në një intervistë për RTV Ora, gazetari i politikës Everest Dedaj ka komentuar zgjedhjet që po zhvillon Partia Demokratike brenda anëtarësisë së saj për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë si dhe situatën politike në vend.

I pyetur nga moderatori i intervistës Xhoi Malësia se çfarë synon ky proces i ndërmarrë nga PD, Dedaj u shpreh se, ky është model i marrë nga shtetet perëndimore, kryesisht nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

Sipas Dedaj, procesi që në fillim u pa me skeptimizëm, po jep frytet e tij.

?Ajo që mund të them është se, si metodologji është model i vendeve shumë të rëndësishme europiane, siç është CDU gjermane por edhe model i partive britanike.

Është një model që aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe si gjithçka e re në Shqipëri ka pikëpyetjet e tij duke krijuar debate jo vetëm brenda forcave politike por edhe sa i përket opinionit publik.

Kur nisi si proces të gjithë mendonin për një proces farsë, por po ti referohemi asaj çka po ndodh konkretisht në këtë proces, kur vetë anëtarësia po e pëlqen, duket si një proces real dhe që ka dhënë fryte, të cilat nuk janë pritur. Për shembull, po ti referohemi ditës së parë të zgjedhjeve, askush nuk e priste që dy figura, që kanë dominuar Kukësin dhe Tropojën, Besnik Dusha ish deputet i PD për disa vite, më pas edhe kryetar bashkie në Tropojë, është skualifikuar nga anëtarësia dhe në këtë formë i hiqet e drejta të kandidojë qoftë për kryetar bashkie, qoftë edhe për deputet.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/anetaresia-e-pd-perzgjedh-kandidatet-gazetari-i-rtv-ora-mendohej-si-proces-farse-por-po-jep-frytet-e-tij/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended