Report Tv-Akuza e PD: Rama i jep koncesionin 60 mln euro klientit të tij Gentian Sula

  • 6 years ago
Deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku përmes një deklarate nga selia blu denoncoi atë që e quajtur një tjetër koncesion korruptiv të qeverisë Rama. Ajo tha se qeveria i ka dhënë një tjetër klienti të saj kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve. Deputetja shtoi se nga ky koncesion personi që e përfiton Gentian Sula merr rreth 60 milionë euro fitime.

?Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t?ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin. Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë provate.

Kjo është e njëjta kompani që ka marrë me koncesion shkollat e Tiranës, me pronar Gentian Sulën. Është e njëjta kompani, për të cilën qeveria shpiku një koncesion tjetër korruptiv prej 95 milion eurosh, atë të targave me çip. Por që, për shkak të presionit së opozitës dhe pakënaqësisë së qytetarëve, qeveria u tërhoq nga ky koncesion absurd dhe korruptiv.

Kontrolli i matjes së pompave të naftës, për shkak të kritereve të vendosura që tenderi të fitohet vetëm nga kompania e Gentian Sulës, vendos monopolin në treg, duke shkatërruar garën dhe duke thelluar përqendrimin e ekonomisë në pak duar?

Deputetja e PD, Izmira Ulqinaku

Recommended