Top News - Trump nominon Amy Coney Barrett për gjyqtare në Gjykatën Supreme
  • 3 years ago
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar Amy Coney Barrett, për gjyqtare në Gjykatën Supreme.


Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump e përshkroi Amy Coney Barrett si ?grua me arritje të pashembullt?.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, gjyqtarja konservatore Barrett do të zëvendësonte në Gjykatën Supreme gjyqtaren liberale, Ruth Bader Ginsburg, që vdiq nga kanceri më 18 shtator.

Nominimi i Barrett vjen pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe pritet që në Senat të zhvillohet një betejë mes demokratëve dhe republikanëve për emërimin e saj.

Gjyqtarët e Gjykatës Supreme nominohen nga presidenti amerikan, por duhet të marrin miratimin e Senatit.

Presidenti amerikan tha se gjyqtarja Barrett ka ?besnikëri të paepur ndaj Kushtetutës?.

Nëse gjyqtarja Barrett merr miratimin nga Senati, atëherë në Gjykatën Supreme do të kishte shumicë të gjyqtarëve konservatorë.

Nëse zgjidhet, Barrett, 48-vjeçare, do të bëhej pjesëtarja e tretë e kësaj gjykate që është emëruar nga presidenti republikan, Trump, pasi ai emëroi Neil Gorsuch më 2017 dhe Brett Kavanaugh më 2018.

Gjykata Supreme ka nëntë gjyqtarë të cilët shërbejnë tërë jetën. Ky institucion i drejtësisë merr vendime të rëndësishme për çështje të ndryshme, përfshirë për të drejtat e abortit, kujdesin shëndetësor, ligjet e armëve, lirinë fetare, migracionin dhe lirinë e shprehjes.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AmyConeyBarrett#DonaldTrump#TopChannel
Recommended