Top News - Një premtim në fushatë! Basha i rikthehet taksës së sheshtë
  • 3 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa flet për paketën fiskale të programit qeverisës të PD, tregon dhe arsyet se pse duhet që taksa e sheshtë të jetë 9 për qind, një ndër premtimet e paketës.

Me një shënim në rrjetet sociale, Basha thotë se taksa e sheshtë 9% është një rrugë përmes së cilës konsolidohet shtresa e mesme të shoqërisë. Sipas kreut të PD, kjo është ?shtylla kurrizore e një ekonomie të shëndetshme dhe të qëndrueshme në qytet dhe fshat?.

Basha thotë se kjo është vetëm një nga mënyrat se si do të fuqizohen të gjithë ata që punojnë, ndërsa vë në dukje edhe faktin se në këto 7 vjet Qeveria Rama ka rritur taksat më shumë se çdo qeveri tjetër më parë, duke i keqmenaxhuar dhe shpërdoruar ato si asnjëherë më parë.

Sipas Bashës, Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje dhe se shqiptarët duan mbështetje e lehtësi fiskale nga shteti, dhe jo një qeveri arrogante, që u nxjerr vetëm pengesa.

?Ne do e rishikojmë të gjithë paketën e taksave aktuale për t?ia lehtësuar procedurat bizneseve dhe investitorëve vendas dhe të huaj. Unë e di që do na duhet të marrim vendime të rëndësishme dhe ne do t'i marrim ato së bashku? ? shkruan Basha në facebook.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Basha#TopChannel
Recommended