Vjosa, Rama ironizon Metën: Dakord me Ilirin, por të mbronte edhe Valbonën

  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta I është bashkuar përpjekjeve për të mbrojtur lumin e Vjosës, e ndaluar betonimin përmes ndërtimit të hidrocentraleve.


Në një simpozium mbajtur të enjten për Vjosën, presidenti tha se ?sigurisht që një sensibilizim kaq i madh ndërkombëtar për çështjen e Vjosës, nuk mund të mos të kishte vëmendjen e tij maksimale.

Ndërsa paraditen e të premtes kreu shtetit mori pjesë në përurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën në Tepelenë. E ardhmja e Vjosës tha presidenti Ilir Meta, nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentraleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar.

?Koha që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare? theksoi presidenti i cili për këtë kërkesë, mori një përgjigje nga kryeministri Edi Rama.

? Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!?.

Në të tilla kushte kur mbrojtja e Vjosës po merr edhe mbështetje ndërkombëtare, kryeministri tregon se çfarë ka bërë qeveria.

?Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#IlirMeta#TopChannel

Recommended