Top News - Afati, ‘pagat e luftës’/ Sot mbyllet korrigjimi i llogarive

  • 3 years ago
Përfundon sot afati i korrigjimit të llogarive bankare me probleme për pagat e luftës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet një njoftimi ka rikujtuar edhe se data 25 Shtator 2020 është afati i fundit i korrigjimit të llogarive bankare me probleme, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave 1 dhe 2, t? miratuar nga Qeveria, pë rata që humbën punën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të gjithë individët, të cilët nuk e kanë marrë pagën e luftës për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarive bankare, kanë sot afatin e fundit që të kryejnë këtë pro?es duke korrigjuar të dhënat e tyre si, emër banke dhe/ose IBAN.
Për të lehtësuar procedurën Tatimet kanë vendosur në dispozicion dy mënyra korrigjimi: 1-Nga tatimpaguesi, 2-Nga vet individi.

Në të dyja rastet formulari plotësohet në faqen online të drejtorisë së tatimeve. Pas dorëzimit të këtij Formulari do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.
Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me pro?esimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit, që është 26.000 ose 40.000 lekë, në llogarinë e secilit individit përfitues.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PagateLuftes#Government#TopChannel

Recommended