Thaçi flet per idene e bashkimit kombetar: Te behet me referendum

  • 3 years ago
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin ?Opinion? në Tv Klan ka folur për idenë e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti u shpreh se kjo është ?një ëndërr e të gjithë shqiptarëve që të jetojnë në një territor?, dhe shtoi se një ditë mund të ndodhë.

Më tej kreu i shtetit tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar me flamurin kombëtar, janë bërë beteje me flamurin kombëtar dhe janë marrë vendime të rëndësishme me flamurin kombëtar.

Ai shtoi se bashkimi kombëtar duhet të ndodhë me referendum, ku të jetë populli ai që të vendosë dhe jo politika, pasi nuk ka besim tek kjo e fundit.

?Për sa i përket bashkimit kombëtar, unë mendoj se nuk mund të vijë me anë të qeverive. Por duhet bërë një referendum andej e këndej, ku qytetarët duhet të vendosin?, u shpreh Thaçi./tvklan.al


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended