Top News - Megan ne politikë…/ Trump: Nuk jam fans i saj, i uroj shumë fat princit Harry

  • 3 years ago
Pasi është çliruar nga titujt mbretërorë, ka kthyer sytë nga politika. E vendosur tani në SHBA, Meghan Markle hedh pas shpine kurorën angleze dhe i drejton sytë nga Shtëpia e Bardhë.


Ka patur prej pak kohësh zëra, por ajo që më parë dukej e pamundur, tani sikur fillon të marrë formë. Dhe këtë e beson edhe vetë Donald Trump, për të cilin thuhet se e bija, Ivanka, mund të jetë trashëgimtare në 2024.

Vetë Trump thotë: ?Nuk jam fans i Meghan, por i uroj shumë fat princit Harry, sepse do të ketë vërtetë shumë nevojë?.

Zbritja në fushë në zgjedhjet presidenciale e Meganit, mund të ishte një akt shumë skenik. Dukesha e Saseksit do të donte të ndiqte gjurmët e Obamave dhe sheh tek Michelle një shembull perfekt. Aq sa, ashtu si ata, ka firmosur edhe një kontratë me platformën Netflix dhe ka krijuar një fondacion bashkë me Harryn, që mes të tjerash synon edhe lobime politike.

Pra, Markle duket një stratege e vërtetë dhe që nga dasma me princin Harry e në vijim, mund të ketë planifikuar mirë të ardhmen e saj, në përpjekje për të realizuar ambiciet e saj politike. Por çfarë roli do të ketë Harry? Ashtu sic thotë Trump, do të ketë nevojë për shumë fat. Ndërkohë, britanikët i bëjnë gjërat të qarta. Pas shfaqjes së dukëve të Saseksit për të ftuar amerikanët të votojnë, Pallati Bakingam ka bërë menjëherë të ditur se Herri flet në emër të tij pasi nuk është më anëtar aktiv i familjes mbretërore.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#Megan#TopChannel

Recommended